Prokurori zbulon arsyen: Si u vra 14-vjeçarja në Shkup!
Dritare.net
Prokurori maqedonas Gavril Bubevski tha sot se ka informacione se nëna e të vrarës Vanja G. së fundmi e ka shitur banesën e saj, që ka qenë edhe motivi i rrëmbimit të vajzës.
Ai në konferencën për media në Shkup ka thënë se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të dyshuarin kryesor, i cili aktualisht është në arrati dhe i ka treguar për këtë, si dhe se kur do të largohej vajza nga shtëpia.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka thënë se dy vrasjet e fundit janë kryer nga njerëz të njëjtë por nuk lidhen me njëra tjetrën.
Raportohet se vrasja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e rrëmbyer vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëhershme.
“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekur. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllimë familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës” tha mes tjerash Spasovski.
“Tek vrasja e të miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari”, tha ai, raporton Alsat-M.
“Ngjarja e dytë, vrasja e 74 vjeçarit nuk lidhet me vrasjen e së miturës, por vetura e viktimës së parë është shfrytëzuar gjatë kidnapimit të së miturës Vanja Gjorçevska. Kemi informacione se personi i dytë i vrarë, 74 vjeçari është vrarë vetëm pse ka pasur konflikt më herët me një nga të dyshuarit për krimin e kryer”.
Sipas tij, gjatë rrëmbimit të vajzës së mitur është përdorur vetura e të moshuarit të vrarë në Veles, derisa viktimat nuk janë njohur me njëri-tjetrin. Ministri maqedonas shtoi se rrëmbimi i vajzës është bërë me informacion paraprak nga babai i saj.
Spasovski tha se motivi i dy vrasjeve ka qenë interesi, ndërsa në një rast është përfshirë edhe një person nga familja më e afërt e viktimës.
“Një prej personave, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas konstatimeve fillestare, të një familjari ka organizuar ekzekutimin e krimit, me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e të miturës, nga të cilat të gjithë personat e përfshirë do të përfitonin financiarisht”, tha ai./K.C/dritare.net