Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Rikthehet pas 13 vitesh në vend virusi Ethet e Nilit! Ja si ndodh infektimi!

Rikthehet pas 13 vitesh në vend virusi Ethet e Nilit! Ja si ndodh

Pas 13 vitesh në vendin tonë rikthehet virusi Ethet e Nilit Perëndimor. ISHP raporton se janë 17 të infektuar, 3 qytetarë kanë humbur jetën. ‘Ethet e Nilit’ është sëmundje zoonotike, që qarkullon kryesisht te zogjtë dhe që prek sistemin nervor, por sëmundja kalon tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

3 qytetarët që humbën jetën nga Ethet e Nilit ishin mbi 62 vjeç dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Virusi kalon lehtshëm tek të rinjtë, por të rrezikuar janë moshat mbi 50 vjeç me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, Silva Bino ka sqaruar:

“Kjo verë ka qenë me pak infeksione, ka pasur rritje të rasteve me Covid edhe të shfaqjes së Etheve të Nilit. Për Evropën kjo verë është e mbushur me disa lloje infeksionesh. Kjo lidhet me lëvizjet e njerëzve. Kemi pasur shpërthim në 2011, 2017 dhe 2018, kemi 17 raste, një banues në Lushnjë, 19 raste të mundshme, të prekurit kanë jo vetëm shenja klinike dhe ekzaminim serologjik, janë kryer testime 84% gjatë korrikut, janë 64 raste të dyshuara.

Ethet e Nilit qarkullojnë tek zogjtë por prekin kuajt. Janë 3 raste vdekje, ethet janë sëmundje që kalon letshëm tek personat e rinj, pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit shfaqen format me prekje të sistemit nervor. Kemi komunikuar me bashkitë për dezinsektimin e zonës"./ dritare.net