
Çdo vit më 23 tetor ish-presidenti Ibrahim Rugova, për qindra mysafirë të ftuar, vendas e ndërkombëtarë, shtronte “Darkën e Lamës”.
Darka e Lamës është një festë tradicionale e Kosovës që njihet që nga kohët antike ilire-shqiptare të shekullit të V-të para Krishtit, para 2500 vjetëve.
Këtë darkë tradicionale, me emrin autentik Darka e Lamës, presidenti Rugova e shpjegonte si ditë falënderimi për Zotin, që na ka dhuruar të mirat e vitit.
Këtë vit e kanë rikthyer këtë rit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Fotot na i sjell Mrizi i Zanave, që në rrjetet sociale shkruan:
"Darka e Lamës.
Dikur vjeshta ishte stina ku grumbullohej bereqeti, dridhnat, frutat dhe perimet dimërore. Dhe fermeri bënte një darkë feste kur ja dilte me sukses ta siguronte ushqimin për dimrin e gjatë. Një darkë e mrekullueshme ku nismëtar dikur ishte i madhi Ibrahim Rugova", shkruhet krahas pamjeve./dritare.net

















