1 orë në këmbë! Ja si mund të shkoni te spitali ushtarak që ndërtoi Enver Hoxha!
Dritare.net
Dritare Tv udhëtoi drejt zonës së Korçës, pikërisht në Voskopojë, destinacion mjaft popullor për turistët në çdo stinë. Arsyeja ishte historia e spitalit të luftës, ndërtuar nga Hoxha, në mes të pyllit të Voskopojës, nën një shkëmb, aq i fshehtë sa nuk u zbulua kurrë para viteve 90’. Dhe nuk u përdor asnjëherë.
Për të arritur në destinacion stafi i Dritare TV së bashku me banorin e zonës, Anton Falo iu desh të bënte itinerarin për më shumë se një orë në këmbë, për të treguar me saktësi pikat kyçe që të çojnë drejt këtij spitali.
Gjatë udhëtimit, zoti Falo për gazetaren Marina Kërçeli tregoi se ky spital ushtarak ka 30 dhoma të cilat do të shërbenin për kirurgjitë, ku mjekët do të kujdeseshin për ushtarët që mund të plagoseshin gjatë luftës, nëse Shqipëria sulmohej. Në fakt spitali u sulmua nga vetë shqiptarët, u vodh dhe gjithçka shkoi për skrap. Pas viteve 97’, kur askush nuk e mbronte më. Tani atje gjen ndërtesë nën shkëmb, ku mund të hyjë gjithkush e të dëshmojë historinë. Siç bëmë ne.
Të plotë emisionin e gjeni në Dritare TV në YouTube!/dritare.net