Amaneti që i la Lekë Dukagjini 4 motrave!
Dritare.net
Shpella e Lekë Dukagjinit, sot është një atraksion fantastik turistik në Lumin e Shalës, por mbart gjithashtu edhe shumë histori. Është Zefi, banor i zonës së Dukagjinit, që tregoi gazetaren Rudina Xhunga, legjendën e varrit të Lekë Dukagjinit.
Sipas legjendës, thuhet se Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
“Guri i Lekës është një gur shumë i madh. Lekë Dukagjini, e ka pas përdorur për malësorët, për t’u betuar. Kur kishte një dilemë, malësori merrej, pyetej dhe thoshte:
E paça në qafë këtë gur, në këtë jetë dhe në atë tjetrën, nëse po gënjej. Kjo ishte një be e jashtëzakonshme për malësorët.
Lekë Dukagjini, i la porosi katër motrave, të që mos e varrosin. Këtu, afër gurit të Lekës, është një shpellë dhe legjenda na thotë që është hedhur atje. Ka pasur edhe tentativa të futeshin, pasi sipas kohës, ai është varrosur bashkë me pasuritë që ka pasur dhe njerëzit kanë menduar se mund të gjejnë diçka me vlerë. Por është një shpellë pingul, dhe shumë e vështirë për t’u arritur”, u shpreh Zefi./dritare.net