Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Artisti që mbushi Kalanë e Ali Pashës me polifoni labe!

Artisti që mbushi Kalanë e Ali Pashës me polifoni labe!

Në Porto Palermo i pari që të pret ështe Aleksi, pjesëtar stafi që pret biletën i ulur në një tavolinë, në hyrje të Kalasë.

Gazetarja Rudina Xhunga foli me Aleksin, ndërsa xhironin me fotoreporterin britanik Robert Hackman për dokumentarin mbi Tunelin e Porto Palermos. Aleksi i tha gazetares se ishte këngëtar polifonik. Rudina e zëvendësoi në biletari, që Aleksi të këndonte këngën e Ali Pashës.

Dhe kështu u mbyll dokumentari me artisin që mbushi Kalanë e Ali Pashait me zërin kumbues të labit pasionant.

Njerëzit rreth nesh janë yje, mrekulli njerëzore, mjafton të ndalosh e t’i tregosh. Siç bëmë ne me usta Aleksin e këngës. Mos e humbisni dokumentarin The mystery of "Porto Palermo Tunnel"! By Robert Hackman!/K.C/dritare.net