Dy dhuratat e çmuara të Ali Pashës për gruan 20-vjeçare, Vasiliqinë!
Dritare.net
Në jug të gjirit ku ndodhet Baza Ushtarake e Porto Palermos, është Kalaja e Ali Pashë Tepelenes që ai e rregulloi dhe ia dhuroi gruas që deshi fort, Vasiliqisë. Kjo kala është vendosur në një nga plazhet më të bukura të jugut dhe është kthyer një destinacion popullor për turistët për shkak të historisë dhe miteve që rrotullohen rreth saj. Fotoreporteri britanik Robert Hackman hyri brenda Kalasë se Ali Pashës dhe tregoi në dokumentarin e DritareTV dhuaratat e Ali Pashës për gruan 20-vjeçare, që e adhuroi gjithë jetën.
"Një nga mitet dhe tregimet për këtë kala është se Ali Pasha e ndërtoi atë për një grua shumë më të re që ai e quante Vasiliqi. Ajo ndoshta ishte në të 20-at kur u martua me të dhe ai ishte në të 70-at. Por ai e donte dhe e adhuronte shumë. Kështu që edhe pse ndoshta nuk e bëri këtë kështjellë për të, por e rinovoi, historia tregon se sa i përkushtuar ishte ai ndaj gruas së tij të re. Në fakt, ai ishte aq i përkushtuar ndaj saj, saqë edhe pse ishte e fesë ortodokse, ajo u lejua ta praktikonte fenë e saj në oborrin që kishte në Tepelenë, si dhe të ndërtonte një kishëz shumë të vogël ku mbante mesha. Kjo ishte shumë e pazakontë duke qenë një zonë myslimane nën sundimin e Ali Pashës dhe me shumë gjasa ai ishte bektashi, që është një rend sufi-mysliman. Kështu që ai ishte shumë i përkushtuar ndaj saj. Ndaj ekziston miti që ai e ndërtoi këtë kështjellë për të.", tha fotoreporteri në DritareTV./K.C/dritare.net