Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Çfarë e trembte albanologun e shquar Robert Elsie në Shqipëri!

Çfarë e trembte albanologun e shquar Robert Elsie në

Vlogu i radhës i gazetares Rudina Xhunga në Dritare TV, i kushtohet albanologut të shquar, Robert Elsie, një ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Dritare TV shkoi në Theth atje ku prehet Robert Elsie.

Në vitin 2014 Robert Elsie dha një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip. Kur gazetarja Rudina Xhunga në studion e Shqip e pyeti se perse nuk jeton në Shqipëri, kur e do kaq shumë këtë vend, ai dha këtë përgjigje:

“Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egra. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë, por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem.

Unë vij këtu me shumë kënaqësi, por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time"./ dritare.net