Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Festë në Shebenik. Parku më i veçantë në Shqipëri!

Festë në Shebenik. Parku më i veçantë në

Dritare TV ju merr me vete në një tjetër udhëtim fantastik. Këtë rradhë jemi në Shebenik, i njohur jo vetëm për pamjet piktoreske dhe klimën e mirë, por edhe për florën dhe faunën e tij.

Parku Kombëtar natyror Shebenik-Jabllanicë afër qytetit të Librazhdit shtrihet në 34 mijë hektarë tokë në një sipërfaqe plot me pyje, male, livadhe e lule. Përveç masivit 500-vjeçar të ahut, Parku ruan në gjirin e tij thesare të tilla si, Mështekna e Qarrishtës, Bredhi i Fushë-Kuqes dhe Pisha e Zezë.

Ai është i bekuar edhe me një faunë mjaft të pasur, ku vendin e mbretit e zë rrëqebulli, që njihet edhe si Tigri i Ballkanit. Zona njihet edhe për 14 liqenet akullnajore si dhe shpellat me vlera të veçanta.

Nëse doni një fundjavë ndryshe, vizitoni këtë mrekulli. Ajër i pastër, liqene ku mund të lundroni me varkë dhe shumë bukuri natyrore për t'u parë. Shebeniku është një parajsë që nuk duhet humbur./dritare.net