Flet çifti nga Kanadaja: Ja çfarë nuk na pëlqen në Shqipëri!
Dritare.net
Jennifer Malloy dhe Seamus Malloy janë dy mësues gjuhe, në Alberta të Kanadasë që së fundmi janë njohur me Thethin.
"Këtu ndjehemi shumë rehat. Ky vend të bën të ndjehesh mirë dhe jo me çdo vend ndodh kështu. Gjithashtu Shqipëria është edhe shumë e përballueshme nga ana e çmimeve, për udhëtimet familjare. Dhe ky është patjetër një bonus. Jemi të kënaqur deri tani, me çfarë kemi parë dhe me njerëzit që jemi takuar dhe vendet ku kemi shkuar”, tregojnë ata.
Pritshmëria për çiftin nga Kanadaja ishte ndryshe nga ajo çfarë gjetën dhe ata nuk ngurojnë ta pranojnë.
“U habitëm nga infrastruktura. S’kishte gropa, rrugët ishin të mira”.
A ka diçka që nuk i pëlqyer? Sigurisht! Trafiku. Por siç thotë Jennifer:
“Por është pjesë e udhëtimit dhe ishte një udhëtim i bukur. Është mirë të dalësh ndonjëherë nga zona e rehatisë dhe të përjetosh gjëra me të cilat nuk je mësuar, kështu që po kalojmë bukur.
Fantastike!”/ dritare.net