Historia e Kalasë së Kaninës që i dha gruan Skënderbeut!
Dritare.net
Ndalesa e radhës për fotoreporterin britanik Robert Hackman në dokumentarin e radhës në Dritare TV, është në Kaninë. Hackman nis tregimin e tij për Gjergj Arianitin, për të cilin thotë se historia e Skënderbeut e ka lënë disi më në hije emrin e tij.
“Në kodrat pas Vlorës ndodhet një fshat i qetë që quhet Kaninë. Është një vend i bukur, ia vlen të udhëtosh atje – dhe nuk është larg, rreth 3 apo 4 km larg Vlorës. Është një vend i këndshëm dhe i freskët, sidomos nëse vini gjatë pasditeve të verës. Është vendi i duhur për t’i shpëtuar vapës në plazhe. Pamje mbresëlënëse prej lartësisë së këtij fshati! Por arsyeja e vërtetë që kam ardhur këtu është për t’ju treguar historinë e Donikës, gruas së heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut.
"Donika Arianiti lindi në një familje fisnike mesjetare që zotëronte shume prej tokave të kësaj zone. Babai i saj ka mbetur disi në hije nga fama e Skënderbeut që natyrisht është Heroi Kombëtar dhe historia e tij është epike, tepër e pasur. Por edhe vjehrri i tij ka një kontribut të madh në luftën për të mbrojtur këtë tokë nga pushtimi osman. Herët Gjergj Arianiti zotëronte pak nga tokat e kësaj zone, por ai u martua dy herë duke trashëguar shumë pasuri nga të dyja martesat, veçanërisht nga e para. Ai përfitoi tokë mes Mallakastrës dhe Vlorës, duke zgjeruar kështu territorin e tij, por edhe pushtetin në këtë zonë".
Hackman tregon nga kalaja e Kaninës për familjen Arianiti, dhe historinë e dy motrave, Donikës dhe Anxhelinës. Donika u bë gruaja e Skëndërbeut, ndërsa Anxhelina u martua me një princ serb.
Dhe sulltani Murad II e la rehat Gjergj Arianitin më në fund - ai dinte të luftonte e të mbrohej! Murad II, sulltani i Perandorisë Osmane, vazhdoi sulmet më ne veri dhe i përfshiu familjet fisnike të zonës në luftë. Kështu familjet fisnike të Shqipërisë filluan të bënin aleanca me njëra-tjetrën për të rritur forcën e tyre. Donika ishte vajza e Gjergj Arianitit e më vonë u bë gruaja e Heroi Kombëtar Gjergj Kastriotit. Ata u martuan në një manastir pak më në veri nga këtu. Ajo kishte një motër që quhej Anxhelina e cila u martua me Stefan Brankovic, i cili vinte nga një familje fisnike serbe. Ajo jetoi si një besimtare dhe u kthye në shenjtore në Kishën Ortodokse Serbe.
Osmanët po përparonin drejt perëndimit dhe po afroheshin në kufijtë lindorë të Gjergjit. Ai nisi t'i luftojë ata në fillim të viteve 1430, 10 vite më herët se Skënderbeu të bënte rezistencën e madhe. Ai vdiq në territorin Venecian të Durrësit në Shqipëri në 1461. Ai ishte një figurë e madhe në rezistencën ndaj turqve, i eklipsuar nga figura e Skënderbeut, por bëmat e tij heroike kane vlere për t’u njohur dhe treguar. Nuk ka mbetur tjetër përveç mureve në këtë kështjellë – megjithatë ajo mbetet një monument kulturor shumë i rëndësishëm në historinë shqiptare”, tregon Hackman në dokumentarin për Dritare TV./L.F-dritare.net