Voskopoja i mbijetoi tërmeteve, tri djegieve dhe plaçkitjeve, ndërsa sot është një nga vendet që vizitohet më shumë nga të huajt në Shqipëri për shkak të pikave turistike qe i rezistuan kohës.
Ndërsa shkojnë për në spitalin e fshehtë që ndërtoi Enver Hoxha në mes të pyllit, gjatë rrugës, zoti Falo tregon vendin ku Sali Butka pushkatoi 40 voskopojarë pasi plaçkiti dhe dogji fshatin.
“Këtu jemi mbi manastirin e Shën Prodhomit. Në këto gropa që shikoni, gjatë djegies së tretë të Voskopojës në 1916-ën e shkaktuar nga Sali Butka, 40 burra voskopojarë u pushkatuan, 39 vdiqën dhe vetëm njëri shpëtoi i gjallë sepse bëri si i vdekur.
Dy nga ata që vdiqën ishin dajallarët e babait tim. Sali Butka e dogji Voskopojën pasi bëri një ultimatum: Lëshojeni qytetin pa luftë! Fshatarët bënë rezistencë dhe kështu ai e plaçkiti, e dogji dhe bëri shumë poshtërsi. Zuri 40 vetë rob edhe i pushkatoi. Për Shqipërinë Sali Butka është patriot, për Voskopojën është zjarrvënës.”, thotë zoti Falo në DritareTV./K.C/dritare.net