Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Lufta e Jul Çezarit me Pompeun në Palasë!

Lufta e Jul Çezarit me Pompeun në Palasë!

Fotoreporteri britanik Robert Hackman u ndal në Llogara gjatë realizimit të dokumentarit Misteri i tunelit të Porto Palermos, për të treguar Palasën dhe historinë që mban ky plazh që në Jul Çezari.

“Poshtë këtij mali është një plazh, që quhet Palasë. Është shumë e mundshme të jetë vendi ku zbarkoi Jul Çezari kur po ndiqte Pompeun rreth Ballkanit gjatë luftërave Republikane. Sapo u ul në mbrëmje, ai dhe ushtria e tij erdhi në mal dhe përmes qafës së Llogarasë zbritën në Gjirin e Vlorës ku pushtuan qytetin e Orikumit. Një pjesë e vogël e historisë, pikërisht aty, në Palasë!”, tregon Hackman.

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Me Porto Palermon ne çelim ciklin e dokumentarëve të fotoreporterit anglez, kushtuar historisë dhe turizmit në Shqipëri. Në këto dokumentare do t'ju sjellim Shqipërinë në sytë e fotoreporterit anglez për t'ju treguar të pazakontën dhe uniken, vendet e bukurisë piktoreske dhe njerëzit e saj, disa histori personale që do shpjegojnë dhe zbërthejnë një pjesë të historisë së pasur të Shqipërisë.
Në episodin e parë fotoreporteri ju tregon për misterin e Tunelit të Porto Palermos./L.F-dritare.net