Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Mesazhi i gjuhëtarit: Mos shisni mend me fjalë të huaja! I bëni dëm shqipes!

Mesazhi i gjuhëtarit: Mos shisni mend me fjalë të huaja! I

Mos shisni mend me fjalë të huaja! Ky ishte mesazhi që përcolli profesor Xhevat Lloshi në DritareTV. Gjuhëtari tregon me shembuj se si moda, protagonizmi dhe dëshira për t’u dukur po dëmtojnë gjuhën shqipe.

“Në kohët e sotme shqetësuese është që moda ka përfunduar edhe në fushën e gjuhës. Protagonizmi, dëshira për t’u dukur i bën disa të përdorin fjalët e huaja. Për shembull gra që tregojnë receta si gatuhen gjellët, unë i dëgjoj dhe shqetësohem. Sepse duan të duken, jo me mjeshtërinë e tyre, por duan të duken sepse përdorin fjalët e huaj, duan të duken sipas modës. Një fatkeqësi e përdorimit të shqipes sot është përpjekja për t’u dukur duke përdorur fjalë të huaja.

Kjo është shumë e gabuar jo vetëm sepse moda është kalimtare, por edhe sepse këto gra kujtojnë se bëjnë përshtypje të madhe duke përdorur gjuhë të huaja. Por ato mbase nuk e dinë se sot në Shqipëri 1 apo 2 milionë shqiptarë dinë gjuhë të huaja sepse kanë ikur jashtë dhe janë kthyer. Ndaj ju them sot; Hiqni dorë nga kjo modë. Nuk mund të bësh përshtypje në Shqipëri duke përdorur fjalë të huaja sepse brenda një kohe të shkurtër shqiptarët do të jenë të paktën dygjuhësh", tha gjuhëtari./ dritare.