Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Mos lër pa e provuar këtë vend, kur të shkosh në Gjirokastër!

Mos lër pa e provuar këtë vend, kur të shkosh në

Nga Rudina Xhunga

Quhet Rigert Guri dhe drejton një restorant prej 10 vitesh. Nuk e gjen në Facebook, Instagram, Tik-Tok. Se fjala ka marrë dhenë e atje radha në fundjavë është si në ndonjë vend të shenjtë. Se ushqimi i mirë është i shenjtë. Ushqimi që nuk gënjen. Vendi ku punon nëna, babai, djali, vajza dhe 26 punëtorë të tjerë. Vendi ku zjarri nuk shuhet kurrë. Ku piqen 40 keca e qengja Lunxhi në ditë. Vetëm mishi zonës sonë, të thonë. Dhe lakrat e kopshtit. Dhe byreku në zjarr. Dhe djathi i Lunxhit. Dhe dera e hapur e një familjeje nga Skrapari që u zhvendos në këtë zonë dhe hapi një restorant ku nëse gjen vend, të tjerat janë të sigurta.

Gerti u shkollua në Tiranë. Nuk iku në emigrim, sepse këtu kam aq punë, sa nuk më shkoi mendja kurrë të largohesha, thotë. Puna të mban. Puna që nuk gënjen, me pasterti, shton. Kur e pyes a lodhet, a kenaqet, të përgjigjet: Lodhem shumë. E mbyllim vetëm 15 ditë në vit. Por kur e shoh plot, harroj që lodhem. E dua punën time. E dua këtë tokë edhe pse nuk është imja. E dini, janë tokat e Çerçizit këtp, tokat e Çerçiz Topullit. Po ne, i punojmë, i mbjellim, i ujisim, i duam. Po e deshe punën, të do dhe ajo. Ndaj jemi plot e ndajmë me kë vjen bukën që hamë vetë. Buka jonë nuk gënjen. Ndaj e sheh sa njerëz hyjnë e dalin. Hanë e ikin dhe vijnë të tjerë.

Mos lër pa e provuar këtë vend, kur të shkosh në


“Tregimi i 1 Majit ishte për një djalë të ri që punon si pakkush. E gjeni në Topullaraj, në rrugën e Valaresë, në të dalë të Gjirokastrës. Restorant Guri quhet shtëpia e familjes që punon e gjitha bashkë./dritare.net