Mrizi i Zanave, marka më e njohur shqiptare!
Dritare.net
Një fundjavë në Lezhë nuk do t'ju zhgënjejë kurrë, për më tepër nëse viziton Mrizin e Zanave, restorant dhe agroturizmi më i njohur në vend.
Një vend takimi ku mblidhen të gjithë, turistë vendas dhe të huaj, të cilët mahniten me gatimet më të mira të zonës dhe nga kultura e shërbimit që padyshim është e jashtëzakonshme.
Gazetarja Rudina Xhunga ishte këtë fillim shtatori tek Mrizi i cili e ka marrë emrin e veprës poetike të Gjergj Fishtës dhe drejtohet sot nga Altin Prenga. Altini jo vetëm që ngriti një oaz në Fishtë por i dha jetë fshatit të harruar dhe internuar.
"Ndodhem tek Mrizi i Zanave, në një shtator që ngjan si korrik, aq vapë është. Por, sheh që prodhimi i verës është kryer në vepër arti në vendim tonë. Mrizi i Zanave në vendin tonë tashmë është kthyer në një brend. Çuna si Altini ta bëjnë të bukur jetën, duke krijuar ambiente ku njihesh me traditën tënde. Nëse je shqiptar dhe nuk ke qenë tek Mrizi, është çudi e madhe.
Por edhe nëse je në emigrim dhe do t'i mburresh një të huaji kur e sjell në Shqipëri por jo tek Mrizi i Zanave, është po ashtu një çudi e madhe.
Tani jo vetë për ushqimin e mirë, për krenarinë që të jep atmosfera e Mrizit dhe kthimi i traditës në kthimi i një fshati të harruar dhe vend internimi, në një oaz të pushimit dhe ushqimit të mirë dhe të Shqipërisë së mirë", shprehet gazetarja./ M.K-dritare.net