Në Dukat e quajnë pipeq, në Vlorë babanace! Ju si i thoni?!
E Mërkurë 21 Gusht 2024, 16:04
Dritare.net
Buka e misrit është një recetë e njohur tipike shqiptare dhe shija e saj ndër vite ka magjepsur turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, nga Alpet deri në Jug.
E ngrohtë, e thekur me djathë e shëllirë, me salcë të freskët kosi, me gjizë e vaj ulliri apo përshesh me gjel deti, buka e misrit është pjesë e padiskutueshme e ndër më të mirave që mund të ofrojë çdo restorant shqiptar në menunë e tij.
Por shumë qytete, fshatra në vend e njohin ndryshe këtë recetë. Në Elbasan e njohin me emrin "dhallturë", "babanace" në Vlorë, "pipeq" në lumin e Vlorës.
"Perpeç" në dialekt! "Heshmor" në Tiranë, "Proje" në Mal të Zi. Ndërsa në Trasgjas, "Trazore" dhe Kosovë, "Perpec".
Këto emra nga treguan ndjekësit në DritareTv!
View this post on Instagram