Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Në Skrapar, që deri më sot nuk ia kemi ditur kimetin!

Në Skrapar, që deri më sot nuk ia kemi ditur kimetin!

Një pamje idilike të pret kur të vesh në Çorovodë, mbase këtë vjeshtë. Në këtë kohë Çorovoda është e mbushur plot me turistë. Në vjeshtë, kur nuk ka shumë ujë lumi Osum, turistët bëjnë ecje buzë lumit.

Parapërfytyro veten teksa ecën buzë lumit, me zhurmën e ujit që rrjedh, me aromën e bimëve që të rrethon dhe erën që të merr flokët dhe shpirtin. Dhe pastaj ti ulesh dhe bën piknik te zalli i lumit, i cili është jo vetëm një nga lumenjtë më të bukur që ka Shqipëria, por edhe nga më të vizituarit.

Ne nuk ia kemi ditur vlerën dhe kimetin, jo se nuk dimë, por kemi qenë me të zënë duke kërkuar mbijetesën. Por çfarë fati, sot ajo që kemi po kthehet edhe në një biznes. Tani që është biznes ne duhet të shtojmë forcat për ta bërë 100 herë më të bukur, ama pa e prishur, se ajo pamje nuk ka lekë ta blesh.

Që nga tunelet e Pirogoshit, Ura e Kasabashit, shpella e Pirogoshit, te Kanionet e Osumit, Gjurma e Abaz Aliut, Mulliri i Babait, Tunelet e ish-Thesarit të Shtetit, Vrima e Nuses, Tyrbja e Abaz Aliut, çfarë nuk ka në Çorovodë, vetëm presin që ju t'i zbuloni, siç i zbuloi dhe promovoi gazetarja Rudina Xhunga, bashkë me stafin e DritareTv, në një emision që duhet ta shihni patjetër.

Një emision dedikuar Skraparit, një vend i mbushur me histori e legjenda, një qytet fisnik që deri më sot, nuk e ka marrë ende mbrapsht, atë që ofron. E tani, është koha t’i kthehet, duke e vizituar, treguar e promovuar./ dritare.net