Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Dy vëllezërit që lanë Italinë për shtëpinë e tyre në Vlorë!

Dy vëllezërit që lanë Italinë për

Artan Balaj, enolog- Kantina Balaj na tregon lidhur me eksperiencën e prodhimit të verës.

Zoti Balaj e mësoi zanatin në Itali para vitit 2007 dhe më pas vendosi të kthehej në vendin e tij për të hapur Kantinën Banaj.

Eksperiencën e kemi thotë ai, tani duhet që klientela shqiptare të njohë më mirë prodhimet vendase.

Dy vëllezërit që lanë Italinë për

"Vreshtën e kemi mbjell në dy vende, në Lukovë dhe Risili. Varitetin e rrushit e kam sjellë nga Italia por i përshtatet klimës sonë dhe ka rezultat shumë të mirë.

Për prodhimin e verës jemi vlerësuar me çmim nga Festivali i Veronës në Itali. Niveli i të prodhuarit verë në Shqipëri është rritur tej mase në këto 10 vitet e fundit.

Dy vëllezërit që lanë Italinë për

Por klientela shqiptare duhet të na njohë më shumë. Njohuritë, veglat e punës, dhe eksperiencën e kemi po ashtu. Nuk kemi pengesa, për të arritur në një nivel të lartë. Këtu prodhojmë verë në një tunel nën tokë, afro 100-vjeçar, i ndërtuar nga italianët.

Dy vëllezërit që lanë Italinë për

Ka temperaturë konstante, ndryshon sipas stinës me 5 gradë. Unë personalisht kam punuar në Itali në këtë profesion, ku fitova një eksperiencë goxha të mirë.

Dy vëllezërit që lanë Italinë për

Erdha në qytetin tim për ta bërë këtu atë që di të bëj më mirë. U kthye dhe vëllai im. Bashkë hapëm restorantin dhe dëshira është të sjellim mish të zonës, perime të zonës. Ne jemi zonë e begatë, vera e vaji këtu ka shije tjetër që nuk e gjen askund", thotë Artan Balaj, djali i verës së mirë që e do tokën e tij dhe toka i dhuron verën më të mirë të zonës./ M.K-dritare.net