Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Si e gjeta Veriun e Shqipërisë në 2014-ën! Flet reporterja zviceriane!

Si e gjeta Veriun e Shqipërisë në 2014-ën! Flet reporterja

Shqipëria sa herë e vizitoj, më jep një emocion ndryshe, kështu shprehet reporterja zviceriane Barbara Bunz e cila vendosi që eksperiencën prej 10 vitesh ta ndajë në DritareTV.

“Kam filluar të vij në Shqipëri në vitin 2014 dhe që atëherë kam qenë këtu pothuajse çdo vit tani janë bërë rreth 10 ose 11 herë që vij. Fillova të kthehem shpesh dhe gradualisht nisa të njoh më mirë Shqipërinë, jo vetëm nga perspektiva turistike apo për shëtitje në natyrë, por edhe përmes lidhjeve që krijova me njerëzit dhe kulturën e saj.

Sot ndihem e lumtur që kam mësuar shumë për këtë vend dhe kam vizituar shumë zona. Kam qenë në vende të ndryshme së bashku me grupe turistike, me burrin tim, si dhe me miq të afërt. Çdo vizitë më ka dhuruar histori dhe përvoja të veçanta. Kam parë dhe përjetuar shumë gjëra të bukura, dhe tani ndihem sikur ky vend është bërë pjesë e imja. Më pëlqen të jem këtu, sepse Shqipëria është plot jetë dhe aktivitete. Më duket sikur jam bërë pjesë saj. Por disa kohë më parë Shqipëria nuk ishte as një vend i sigurt as një vend i hapur për turistët. Shumë njerëz nuk e njihnin mirë Shqipërinë të paktën gjenerata ime nuk kishin dëgjuar. Madje disa e ngatërronin me ish-Jugosllavinë dhe më pyesnin nëse ishte e rrezikshme. Unë u shpjegova se po udhëtoja me një mik dhe qëllimi ynë ishte të ndihmonim në zhvillimin e turizmit në disa zona. Herën e parë nuk u ndjeva shumë e sigurt për të lëvizur vetë, pasi nuk e njihja mirë vendin. Erdha në Tiranë dhe qëndrova te një mike në apartamentin e saj. Me të dhe disa miq të saj bëmë disa udhëtime në veri, ku po punonim për disa projekte zhvillimi turistik.

Vitin pasues, u ktheva përsëri për të vazhduar punën, por këtë herë në një tjetër zonë. Shqipëria më bëri përshtypje të madhe për natyrën e saj të mrekullueshme, dhe unë gjithmonë kam dashur të bëj shëtitje dhe eksplorime në natyrë. Çdo vit që kthehesha, e njihja më mirë vendin dhe njerëzit. Kam njohur shumë njerëz dhe jam shumë e lumtur për këtë. Kam pasur mundësinë të udhëtoj në zona të ndryshme historike me grupe, me burrin tim, dhe me miq. Çdo udhëtim më ka dhënë përvoja të reja dhe më ka bërë të dashurohem më shumë me këtë vend. Kur do të njohësh një vend duhet të shkosh atje të pushosh atje dhe të kuptosh atë vend. Shqipëria është kaq e bukur me njerëz mikpritës, natyrë të mrekullueshme dhe vende historike të mahnitshme.

Kjo është arsyeja pse e dua Shqipërinë. Çdo herë që vij, më duket sikur bëhem pjesë e historisë dhe kulturës së saj”, tha reporterja në DritareTv./M.K-dritare.net