Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Si jetohet në shtëpinë e Blerina Bombajt, me nënën dhe vjehrrën!

Si jetohet në shtëpinë e Blerina Bombajt, me nënën dhe

Ferma e Blerina Bombajt, mban emrin e saj, por punën e gjithë familjes. Është Blerina ajo që jep idetë, e menaxhon deri në detajet më të vogla, por thotë se pa ndihmën e mamasë së saj dhe vjehrrës, do të ishte shumë më e vështirë që gjithçka të realizohej sipas planeve të saj. Në Bujtinë gjatë xhirimeve të Dritare TV gjejmë nënë Lulen, e cila kujdeset për fëmijët e klientëve, ndërsa prindërit shijojnë një mëngjes, apo drekë në qetësi në restorantin familjar që është brenda në fermë. Vjehrra e Blerinës tregon se kënaqësia që merr nga puna që bën me fëmijët, nuk ka të blerë. Ata jetojnë të gjithë së bashku jo vetëm në punë, por edhe në shtëpi. Çelësi, thotë Blerina, është ekuilibri.

“Ne jetojmë të gjithë në një shtëpi, unë bashkëshorti, vjehrra ime, prindërit e mi dhe fëmijët. Qëllimi i përbashkët i mamasë dhe vjehrrës është fëmijët e tyre të jenë mirë. Unë dhe mami im jemi karaktere shumë shpërthyese, sepse jemi lebër, vlonjatë, ndërsa bashkëshorti dhe vjehrra ime janë shumë karaktere të burë, më të qetë dhe kështu ekuilibrohemi”.

Nëna Lulja tregon se për të, qëllimi i jetës ishte t’i kishte fëmijët e saj pranë.

“Kënaqësia më e madhe për mua si nënë, është që i kam fëmijët këtu, pranë vetes. Ky ishte prioriteti i jetës sime, që t’i kisha fëmijët afër të mos më iknin. Dhe pak me ndikimin që pata por edhe qëllimet e tyre, dëshira ime u plotësua”./L.F-dritare.net