Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Uji i Ftohtë në Tepelenë, më shumë se një destinacion!

Uji i Ftohtë në Tepelenë, më shumë se një

Dritare TV ka shkuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, në zemër të Tepelenës, një vend ku bashkohet tradita kulinare, kultura vendase dhe rinia që punon me pasion.

Uji i Ftohtë në Tepelenë është një destinacion që bashkon gjithçka shijet e zonës, historinë lokale, punësimin e të rinjve të Labërisë, dhe mbi të gjitha, ujërat e kristalta të Vjosës që freskojnë trupin dhe shpirtin. Me mbi 80 punonjës lokalë, kjo është një qendër që nuk ofron vetëm mikpritje, por një model suksesi.

Dritare TV ishte aty për ta dokumentuar këtë mrekulli. Për të treguar që kur ruan natyrën, ruan edhe njerëzit.

Shefi i kuzhinës së hotelit “Uji i Ftohtë Tepelenë”, Genti, tregon për gazetaren Rudina Xhunga më shumë sesa vetëm për ëmbëlsirat dhe gatimet. Ai ndan me të historinë, pasionin dhe përkushtimin për punën e tij.

Mësuam për filozofinë e një vendi që ka zgjedhur të ruajë traditën dhe të japë shpresë përmes punës.

“Ky vend është një copë fëmijërie e përpunuar. Si sultjashi që bëjmë ne me shije të dikurshme, por me përkujdesje të sotme. Me pesë yje!. Sezoni, zgjat më shumë se verën.Turistët e huaj dhe shqiptarë e frekuentojnë këtë vend kryesisht gjatë muajve të verës, por jeta nuk ndalet vetëm në tre-katër muaj. “Sezoni shkon deri në pesë a gjashtë muaj. Ndërkohë, këtu mund të bësh edhe Vitin e Ri, edhe pushimet e pranverës, edhe çdo festë tjetër,” tregon shefi.

Çdo gjë bëhet aty, në vend.

Për shefin dhe stafin, kuzhina nuk është thjesht një vend pune, por një mision. “Këtu nuk mungon asnjë pajisje, çdo produkt përgatitet nga fillimi, me përkushtim. Kemi edhe punishte për ëmbëlsira dhe torta për çdo rast, për çdo festë.”

I gjithë stafi nga zona.

“Unë vetë kam qenë jashtë, por vendosa të vij këtu. Dhe nuk jam i vetmi. Pothuajse i gjithë stafi, afro 80 vetë, janë nga zona. Janë trajnuar, punësuar dhe kanë rikthyer shpresën. Sepse ky zanat nuk ikën. Kjo është ajo që mbetet.”

Të mos prekësh natyrën.

Në këtë kompleks nuk është prekur asnjë pjesë e natyrës.

“Hotelin e ndërtuam duke ruajtur gjithçka. Rrugicat janë si dikur. Mikro dhe makro ambienti janë të paprekura. Dhe kjo është bukuria më e madhe kur e shikon që vendi është siç ka qenë, por më i hijshëm se kurrë.”

Uji i Ftohtë të sjell drejt e në këtë kuzhinë, ku mund të provosh gjithçka që të ofron kjo tokë nga frutat e pyllit, deri te mishi i përpunuar, ëmbëlsirat artizanale dhe rakia e zonës.”-perfundon shef Genti/ dritare.net

Shikoni reportazhin e plotë në kanalin tonë në YouTube: Dritare TV