Keni kuzhinë të vogël? Disa ide fantastike si ta arredoni!
Dritare.net
Për shumicën e njerëzve, kuzhina është qendra e jetës familjare. Është vendi ku mblidhen të gjithë në mëngjes kur sapo kanë filluar ditën dhe vendi ku të gjithë mblidhen në mbrëmje ndërsa darka është duke u gatuar. Megjithatë, jo çdo familje ka një kuzhinë të madhe. Ndaj dritare.net ju sjell disa ide për ju që keni një kuzhinë të vogël.
Vetëm se nuk keni shumë hapësirë nuk do të thotë se nuk mund të keni një dizajn të bukur kuzhine. Me këshillat dhe truket e duhura të dizajnit, ju mund ta ktheni një kuzhinë të vogël në një hapësirë plot gjallëri dhe funksionale. Nga krijimi i më shumë hapësire, deri të ngjyrat e ndezura që japin iluzionin e një zone më të madhe, në galerinë më poshtë gjeni shumë ide si të arredoni një kuzhinë të vogël.