 
		                       
Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e së martës në Kyllini, të Greqisë.
Konkretisht Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra ndodhet 7 kilometra në veriperëndim të Kyllinit me thellësi fokale 18.7 kilometra.

Siç bën të ditur në postimin e tij sizmologu Akis Tselentis, lëkundjet janë ndjerë edhe në Patra, por nuk raportohet për probleme. Zona ka një të kaluar të rëndësishme sizmike, thotë Gerasimos Papadopoulos./K.C/dritare.net
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       