8 vite burg për mashtrim tatimor, Shakira i shpëton dënimit në Spanjë!
Dritare.net
Këngëtarja e njohur, Shakira ka arritur një marrëveshje me prokurorët spanjollë për akuzat e ngritura ndaj saj për mashtrim fiskal.
Ylli i popit mori pjesë në gjykatë ku u dakortësua të paguante një gjobë prej 7 milion euro (6.1 milion £). Në një deklaratë për Sky News, Shakira tha se ajo gjithmonë është përpjekur të bëjë atë që është e drejtë dhe të japë një shembull pozitiv për të tjerët. Marrëveshja do të thotë një gjyq i cili duhej të përfshinte dhjetëra dëshmitarë dhe që pritej të zgjaste disa javë, tani është pezulluar dhe prokurorët kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre që ylli të dënohej me tetë vjet burg. Këngëtarja "Hips Don't Lie" tha se avokatët e saj kishin qenë të sigurt se gjykata do të vendoste në favor të saj.
Shakira, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo akuzë, u shpreh se e mori këtë vendim për fëmijët e saj. Prokurorët kishin kërkuar 8 vite burg ndaj për këngëtaren dhe gjobë 23.8 milionë euro nëse shpallej fajtore. Në deklaratën e saj, Shakira tha se kishte kërkuar këshillën e autoriteteve të njohura tatimore në botë, gjatë gjithë procesit.
“Fatkeqësisht dhe pavarësisht këtyre përpjekjeve, autoritetet tatimore në Spanjë ndoqën një çështje kundër meje, ashtu siç kanë bërë kundër shumë sportistëve profesionistë dhe individëve të tjerë të profilit të lartë, duke u harxhuar atyre energjinë, kohën dhe qetësinë për vite me radhë”, tha ajo.