Na ndiqni edhe në

Bota

A do të arrestohet Vladimir Putin? 

A do të arrestohet Vladimir Putin? 

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi sot një urdhër-arresti ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putinit, pasi akuzohet për krime lufte, sidomos ndaj fëmijëve. Një urdhër arrest ishte lëshuar edhe për komisioneren e tij për të Drejtat e Fëmijëve.


Por a do të arrestohet Putin pas këtij urdhër-arresti?

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) u krijua për të ndjekur penalisht dhe për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet më të këqija, gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës. Gjykata ka juridiksion global.
Është një gjykatë e mundësisë së fundit, që ndërhyn vetëm kur autoritetet kombëtare nuk mund ose nuk do të ndjekin penalisht. ICC nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen që krijon gjykatën, e njohur si Statuti i Romës. Rusia nuk është nënshkruese e asaj marrëveshjeje, kështu që Vladimir Putin ose Maria Lvova-Belova nuk do të ekstradohen dhe natyrisht Putin është presidenti rus. ICC-ja mbështetet nga vendet në mbarë botën për të ndihmuar për arrestimet dhe transferimin e të dyshuarve në Hagë./K.C/dritare.net