Aktorja e famshme: Jam transseksuale, ju lutem mos diskriminoni!
Dritare.net
Aktorja e famshme, kanadeze, Ellen Page u ka zbuluar fansave se është transseksuale. Përmes një postimi në Instagram ajo flet hapur për jetën e saj, ndërsa apelon kundër diskriminimit.
Ajo thotë se ndihet shumë e lumtur që më në fund nxori veten e saj të vërtetë, por gjithashtu ka frikë. Ka frikë nga urrejtja dhe dhuna që shpeshherë i bëhet komunitetit trans.
"Dua të ndaj me ju që jam trans, përemrat e mi janë ai/ajo dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po i shkruaj këto gjëra. Të jem këtu. Nuk e shpreh dot sa e mrekullueshme është të ndiej se më në fund e dua atë që jam, aq sa të ndjek vetveten time të vërtetë. Unë do të ofroj të gjithë mbështetjen që mundem dhe do të vazhdoj të luftoj për një shoqëri më të barabartë. E vërteta është se, edhe pse ndihem thellësisht e lumtur në këtë moment, kam shumë frikë. Kam frikë nga urrejtja, shakatë dhe dhuna. Statistikat janë të pabesueshme. Diskriminimi ndaj njerëzve trans është i madh, tinëzar dhe mizor, me pasoja të tmerrshme. Ju çlironi një zemërim të poshtër dhe demagogjik që bie mbi supet e komunitetit trans. Ju po dëmtoni njerëzit. Unë jam një nga ata njerëz dhe nuk do të heshtim përpara sulmit tuaj.”-shkruan ndër të tjera aktorja në Instagram./K.C/dritare.net