Na ndiqni edhe në

Bota

Aktorja Sharon Stone njofton humbjen nga jeta të nipit një vjeçar!

Aktorja Sharon Stone njofton humbjen nga jeta të nipit një

River William Stone, nipi i Sharon Stone, nuk ia doli, foshnja njëvjeçare vdiq më 30 gusht, siç u raportua nga aktorja në një video lamtumire të postuar në llogarinë e saj në Instagram. Videoja një minutëshe shoqërohet vetëm me emrin e fëmijës, datën e lindjes dhe datën e vdekjes.

Disa ditë më parë aktorja kishte publikuar foton tronditëse të fëmijës të shtrirë në shtratin e spitalit, me sy mbyllur dhe tubat që e mbanin të lidhur me makineritë shpëtuese të jetës. shendetesia.

River William Stone është djali i vëllait të vogël të Stone, Patrick. Lindja e tij ishte njoftuar nga vetë aktorja: në shtator 2020, Stone kishte publikuar një fotografi të nipit të saj disa ditë pas lindjes së tij, ndërsa ai po kthehej në shtëpi në sediljen e makinës. Diva duhet të ishte e pranishme në shfaqjen e modës së lartë Dolce & Gabbana në Venecia, por kushtet e përkeqësuara të Riverit e kishin detyruar atë të largohej për në Los Angeles./M.T/dritare.net