Na ndiqni edhe në

Bota

Angelina Jolie hap Instagram dhe publikon letrën e vajzës afgane: E neveritshme si po i trajton bota!

Angelina Jolie hap Instagram dhe publikon letrën e vajzës afgane: E

Angelina Jolie hapi sot Instagram. Dhe sigurisht nuk mund ta niste ndryshe, por me një letër nga Afganistani. Ajo krijoi një profil në Instagram për ta ndarë me botën letrën e zakonshme që i dërgoi një vajzë nga Afganistani.

Angelina Jolie hap Instagram dhe publikon letrën e vajzës afgane: E

Letra u bë publike nga aktorja, e njohur për bamirësitë e saj, në një kohë kur ka shqetësime serioze për të drejtat e grave në Afganistan. Vajza në letër, emri i së cilës u fshi, tregon frikën se kthimi i talebanëve do ta pengojë atë të shkojë në shkollë. “Ne të gjithë jemi përsëri të burgosur.”, shkruan ajo.

Angelina Jolie hap Instagram dhe publikon letrën e vajzës afgane: E

"Kjo është një letër që kam marrë nga një adoleshente në Afganistan. Për momentin, njerëzit në vend po humbasin aftësinë për të komunikuar. Hapa Instagramin për të ndarë historitë me botën dhe për të dëgjuar zërat e atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut kudo.”, shkroi Jolie në Instagram.

Angelina Jolie hap Instagram dhe publikon letrën e vajzës afgane: E

“Unë isha në kufirin e Afganistanit dy javë para 11 shtatorit, ku takova refugjatët afganë që kishin ikur nga talebanët. Kjo ndodhi njëzet vjet më parë. Ishte e dhimbshme të shikoje afganët që zhvendosen përsëri nga frika dhe pasiguria që ka kapluar vendin e tyre. Të shpenzosh kaq shumë kohë dhe para, të kesh derdhur gjak dhe jetë të humbura vetëm për të arritur këtu, është një dështim pothuajse i pamundur për t’u kuptuar. Të shikosh për dekada se si refugjatët afganë, disa nga njerëzit më të aftë në botë trajtohen si një barrë është gjithashtu e neveritshme. Duke ditur që nëse do të kishin mjetet dhe respektin, sa shumë do të bënin për veten e tyre. Dhe takimi me kaq shumë gra dhe vajza që jo vetëm donin një arsim, por luftuan për të. Ashtu si të tjerët që janë angazhuar, unë nuk do të largohem. Unë do të vazhdoj të kërkoj mënyra për të ndihmuar. Dhe shpresoj se do të bashkohesh me mua.”, shkroi aktorja./K.C/dritare.net