Na ndiqni edhe në

Bota

Angelina Jolie në një rrëfim si asnjëherë: Dua që familja ime të shërohet

Angelina Jolie në një rrëfim si asnjëherë: Dua që

Angelina Jolie dhe Brad Pitt që prej 5 vjetësh janë në një proces divorci. Pas një mungese të gjatë, Angelina është rikthyer sërish në një intervistë për Thë Guardian. Ajo foli për akuzat për abuzim në familje që bëri kundër Pitt dhe se si marrëdhënia e tyre ndikoi që ajo të bëhej një aktiviste për të drejtat e fëmijëve.

Ndërsa shpjegonte pse shrkoi librin e saj të ri “Njihni të drejtat tuaja”, Jolie zbuloi e ajo ka takuar shumë fëmijë në të gjithë globin, të drejtat themelore të të cilëve janë shkelur.

Fill pas kësaj ajo tregoi se edhe në SHBA, ka pasur një përvojë të tillë.

Kur u pyet se çfarë ndodhi që e bëri atë të kishte frikë për të drejtat e fëmijëve të saj, Jolie dha një përgjigje të paqartë. "Unë jam ende në një proces ligjor, nuk mund të flas për këtë," tha ajo.

Gazetarja kërkoi më shumë informacion, duke pyetur nëse ajo po thonte po fliste për divorcin dhe e akuzat për abuzim, dhe Jolie tundi kokën në shenjë pohimi. Më pas, ajo u pyet nëse kishte frikë për sigurinë e fëmijëve të saj dhe ajo u përgjigj:

Angelina Jolie në një rrëfim si asnjëherë: Dua që

"Po, për familjen time. E gjithë familja ime".

Pitt më parë pranoi se kishte probleme me alkoolin dhe i bërtiste njërit prej fëmijëve të tij, por mohoi të ketë qenë abuzues fizikisht.

Sa i përket vendimit të saj për të paraqitur kërkesën për divorc, ajo tha:

"U gjenda në një pozicion, ku u binda se duhet të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi ".

Diku tjetër në intervistë, ajo diskutoi shkeljen e të drejtave të djalit të saj 17-vjeçar Maddox, pasi atij iu mohua mundësia për të folur në betejën e kujdestarisë së prindërve të tij. Në mars, Jolie u paraqit në emër të fëmijëve të saj për të dëshmuar kundër Brad Pitt në gjykatë. Jolie tha se dëshiron që familja e saj të shërohet.

"Unë thjesht dua që familja ime të shërohet. Dhe unë dua që të gjithë të ecim përpara përfshirë edhe babain e fëmijëve të mi. Unë dua që ne të shërohemi dhe të jemi në paqe. Ne do të jemi gjithmonë një familje", u shpreh Jolie./L.F-dritare.net