Na ndiqni edhe në

Bota

Angeline Jolie thyen rekordin e Jennifer Aniston në Instagram!

Angeline Jolie thyen rekordin e Jennifer Aniston në Instagram!

Angelina Jolie hapi vetëm pak ditë më parë llogarinë e saj në "Instagram", ndërsa bëri të ditur se shkak për këtë u bë në letër shumë prekëse që një adoleshente afgane i kishte dërguar.

"Është një letër që më është dërguar nga një vajzë adoleshente në Afganistan. Tani për tani, njerëzit e Afganistanit po humbasin aftësinë e tyre për të komunikuar në mediat sociale dhe për t’u shprehur lirshëm. Kështu që në i jam bashkuar Instagram-it për të ndarë historitë e tyre dhe zërat e atyre në të gjithë globin që po luftojnë për të drejtat e tyre themelore të njeriut”, shkruante Jolie ndër të tjera. Profili i saj bëri 5 milionë ndjekës në 24 orë. Ajo në më pak se 1 orë mori 1.7 milion ndjekës, duke thyer kështu rekordin e Jennifer Aniston e cila arriti 1 milion ndjelës për 5 orë e 16 minuta pasi hapi llogarinë e saj në vitin 2019./M.M-dritare.net