Na ndiqni edhe në

Bota

Ariana Grande merr vendimin, divorcohet nga Gomez! Këngëtarja i jep fund dy vite martesë

Ariana Grande merr vendimin, divorcohet nga Gomez! Këngëtarja i jep

Çifti i njohur, Ariana Grande dhe Dalton Gomez pritet t’i japin fund marrëdhënies së tyre.

Sipas CNN, Grande ka paraqitur ditën e djeshme një kërkesë për divorc në Los Angeles.

Këngëtarja e njohur dhe Gomez u martuan dy vit më parë, më 2021-in. Gomez i propozoi Grandes në dhjetor 2020 me një unazë me perla dhe diamanti që kishte një domethënie të veçantë për yllin e popit, pasi perla vinte nga një unazë që i kishte dhuruar gjyshja, citon CNN.

Grande më vonë ndau fotot e dasmës së tyre, e cila u mbajt në shtëpinë e tyre në Montecito, ku këngëtarja shihej e veshur me fustan të bardhë teksa i dhuronte një puthje Gomezit.

Dasma e tyre e vitit 2021 erdhi dy vjet pas fejesës së Grande me komedianin Pete Davidson./M.K-dritare.net