Na ndiqni edhe në

Bota

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan rebelët kur bastisën shtëpinë e tij në Damask!

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan

Pamjet nga shtëpia e ish-diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, ku ai jetonte me familjen, në një lagje të Damaskut, kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Siç raporton media britanike Sky News, e cila citon edhe fotot e nxjerra nga rebelët, kjo është shtëpia kryesore e ish-diktatorit, gruas së tij me origjinë britanike, Asma dhe fëmijëve të tyre.

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan
Martesa e Bashar al-Assad me Asma al-Assad

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan
Dokumentet e gjetura brenda shtëpisë së Asadit të shpërndara në dysheme, disa prej të cilave ishin dokumente bankare me shuma të patreguara në emër të Asma al-Assad


Sigurisht, civilët dhe rebelët sirianë kanë plaçkitur pjesën më të madhe të shtëpisë. Po kështu dhoma e zhveshjes së Asmës, ndërsa dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të panumërta për bizhuteri, antike dhe sende të stilistëve.

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan

Vetëm nga fotot del qartë se Asma bënte një jetë luksoze me fëmijët e tyre, ndërkohë që bashkëshorti orkestronte vrasjen e mijëra qytetarëve sirianë, të cilët jetonin në varfëri absolute.

Në katin e poshtëm të shtëpisë janë gjetur edhe dosje të ndryshme. Midis tyre ishin të dhënat bankare me emrin e vajzërisë së Asmës, të cilat përfshinin shuma marramendëse deri në 22.5 milionë dollarë.

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan

Në intervista, Asma këmbënguli se Asadët bënin një jetë të klasës së mesme, një deklaratë që nuk u besua nga shumica e botës dhe kjo bastisje në pallat bën të qartë se familja me të vërtetë "notonte" në pasuri.

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan

Ndërsa familja Assad u largua me nxitim, ata lanë pas pjesën më të madhe të "thesareve" të tyre.

Në shtëpinë e familjes Assad, u gjet edhe vendi ku Asma ruante kujtimet e saj të preferuara nga jeta familjare.

Çastet e panjohura nga jeta e Bashar al-Assad. Çfarë zbuluan

Konkretisht, kishte dhurata që i kishin bërë fëmijët, foto familjare të Asadëve në pushime, madje edhe foto të Bashar al-Assad duke notuar./K.C/dritare.net