
Austria ndalon javët e bardha për Krishtlindje. BE: Zgjatni pushimet e festave për shkollat!
Dritare.net
Sot hymë zyrtarisht në muajin e festave. Por se sa do të festojmë mbetet për t’u parë dhe kjo për shkak të pandemisë. Ekspertë të shëndetit kërkojnë të mos festohen Krishtlindjet, ndërsa BE-ja dha urdhër që të ndalohen meshat në kisha. Tashmë vetë shtetet kanë filluar të marrin masa për festa. Austria ka ndaluar javët e bardha për Krishtlindje. Qeveria austriake të mërkurën do të njoftojë ndalimin e turizmit dimëror gjatë periudhës së Krishtlindjes. Teleferikët do të veprojnë vetëm për banorët, por restorantet dhe hotelet do të qëndrojnë të mbyllura. Kështu thotë gazetar austriake “Der Standard”, informon dritare.net
Ndërkohë, BE-ja ka dhënë një tjetër urdhër. Të zgjaten pushimet e Krishtlindjeve për shkollat!
"Për të zvogëluar rreziqet e transmetimit në periudhën pas sezonit të festave, ju ftojmë të merrni në konsideratë zgjatjen e pushimeve shkollore. Ose për një periudhë ta zhvilloni mësimin në distancë, në mënyrë që të kalojë koha për tampon dhe shmangni përhapjen e infeksioneve në shkollë."
Kështu thuhet në draftin e udhëzimeve të përgatitura nga Komisioni i BE-së mbi masat antikovid që do të miratohen në funksion të festave të Krishtlindjes./K.C/dritare.net

















