
Kate Middleton do të tërhiqet përsëri nga jeta publike!
Dritare.net

Princesha e Uellsit, Kate Middleton pritet të mos bëjë më dalje publike, për një afat të pa caktuar. Sipas burimit të brendshëm të Pallatit Mbretërore, Kate ka marrë këtë vendim, për të vazhduar trajtimin për kancer e qetë dhe pranë familjes.
Dalja e fundit e Kate ishte në finalen e madhe të Wimbledon, së bashku me vajzën e saj, Princesha Charlotte.
Më herët, 42-vjeçarja pas shumë muajsh u shfaq në ngjarjen e Trooping the Colour, së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, tre fëmijët e tyre, Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla. Lidhur me këto zhvillime, Robert Jobson, autori i librit Princess of Wales shprehet se dalja e Kate, tregoi shumë guxim dhe karakter të princeshës, pasi ajo e dinte, se bota i kishte sytë nga ajo.
Një burim i brendshëm i Pallatit po ashtu konfirmon se Kate dhe familja e saj do ta kalojë pjesën më të madhe të verës në shtëpinë e tyre në fshatin, Anmer Hall në Norfolk. Princesha nuk do të udhëtojë jashtë vendit për shkak të trajtimit të vazhdueshëm pas diagnostikimit me kancer, por pritet që ajo dhe familjarët të vizitojnë Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Skoci muajin e ardhshëm.
“Të qenit vetëm me familjen e saj do t'i japë Kate, shumë energji. Do të ketë shumë kohë për t'u fokusuar në rimëkëmbjen e saj”, tha burimi i brendshëm./M.K-dritare.net

















