
CEO i Pfizer: Një dozë e tretë e vaksinës mund të jetë e nevojshme brenda vitit!
Dritare.net
“Njerëzit me shumë mundësi do të kenë nevojë për një dozë të tretë të një vaksine kundër Covid-19 brenda një viti nga vaksinimi i plotë dhe më pas mund të kenë nevojë për dozë vjetore për t'u mbrojtur kundër koronavirusit”, tha të enjten CEO i Pfizerit, Albert Bourla. Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, po studiojnë sa do të zgjasë imuniteti mbrojtës i vaksinave. Përfundimet e tyre do të tregojnë nëse do të jenë të nevojshme doza shtesë përforcuese. Bourla tha se është e mundur që një përforcues do të jetë i nevojshëm brenda 12 muajve nga vaksinimi fillestar me dy doza. "Është jashtëzakonisht e rëndësishme të imunizohen grupi i njerëzve që mund të jenë të ndjeshëm ndaj virusit," shtoi Burla. Pfizer dhe BioNTech thanë këtë muaj se të dhënat nga provat klinike sugjerojnë se vaksina e tyre ofron nivele të larta mbrojtjeje gjashtë muaj pas dozës së dytë, pa ndonjë shqetësim serioz për sigurinë. Vaksina gjithashtu ka efekt kundër disa varianteve të njohura të koronavirusit, duke përfshirë një që u raportua për herë të parë në Britani të Madhe dhe një tjetër që mendohej se ishte shfaqur në Afrikën e Jugut./M.M-dritare.net

















