Na ndiqni edhe në

Bota

Mësuesit i prenë kokën pasi diskutoi për karikaturat e Profetit Muhamed/Macron: Sulm terrorist islamik

Mësuesit i prenë kokën pasi diskutoi për karikaturat e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris të Francës, ku një mësuesi i kanë prerë kokën. Presidenti Emmanuel Macron, e ka quajtur sulm terrorist islamik. Kjo për shkak se mësuesi, u kishte treguar nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed.

"Një nga bashkëqytetarët tanë u vra sot sepse po jepte mësim, dhe po u mësonte nxënësve për lirinë e shprehjes," tha Macron.

Mësuesit i prenë kokën pasi diskutoi për karikaturat e

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Dëshmitarët kishin dëgjuar që në momentin e sulmit, autori kishte thirrur Allahu Akbar. Autori është një 18-vjeçar, i lindur në Moskë.

Sipas gazetës Le Monde, viktima, një mësues i historisë dhe gjeografisë, kishte qenë duke folur në klasë për lirinë e shprehjes në lidhje me karikaturat e Profetit Muhamed, e cila shkaktoi trazira të mëdha kur Charlie Hebdo i publikoi ato.

Raportohet se mësuesi i kishte këshilluar studentët myslimanë, të largoheshin nga klasa nëse mendonin se mund të ofendoheshin.

Më parë këtë muaj, disa prindër myslimanë u ankuan në shkollë për vendimin e mësuesit për të përdorur një ose më shumë karikatura si pjesë e një diskutimi në lidhje me gjyqin Charlie Hebdo, raportojnë mediat franceze./L.F-dritare.net