
Donald Trump i “nxin” jetën edhe të bijës/ Ivankës i shùhen shpresat për rikthimin e madh në elitë
E Mërkurë 13 Janar 2021, 00:12
Dritare.net
Kohës së “mbretërimit” të Donald Trump po i vjen fundi, por çfarë do të thotë kjo për vajzën e parë të Amerikës? Gazetarja dhe kritikja britanike, Celia Walden ka një teori.
"Sot, 56 për qind e amerikanëve duan që Trump të hiqet nga detyra. Në gjuhë që ai, si biznesmen, duhet ta kuptojë, ai e ka djegur brand-in e tij aq shumë saqë gjithçka dhe të gjithë që lidhen me të janë nxirë dhe karbonizuar. Kjo duhet të përfshijë edhe Ivankën, vajza e artë, dikur zëri i vetëm i arsyes që ai do të dëgjonte dhe i vetmi person i aftë që do ta nxirrte nga humnera, që ai e hodhi veten me kalimin e kohës. Por falë Trump çdo shpresë e Ivankës për t'u rikthyer në elitën e Manhatann është shuar.”,- thotë Walden./K.C/dritare.net

















