Eminem do të bëhet gjysh! E zbulon në një mënyrë tejet të veçantë!
Dritare.net
Reperi amerikan Eminem do të bëhet gjysh. Lajmin e ka bërë të ditur 51-vjeçari në një video muzikore të publikuar në këngën Temporary, e cila i kushtohet vajzës së tij Hailie Jade. Videoja përfshin montazhin e disa klipeve të jetës së Eminemit dhe vajzës së tij, përfshi edhe momentin kur e bija i dhuron një fanelë sportive me mbishkrimin “Gjyshi 1”.
Ndërkohë vetë vajza e tij, Hailie ka ndarë në Instagram foto krah bashkëshortit të saj, të përqafuar, ku shkruan:
"Mami dhe babi 2025".
Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, shpjegon në hyrjen e këngës emocionale se është për vajzën e tij që të dëgjojë kur ai nuk do të jetë më pranë saj.
“Të kam shkruar këtë këngë, që të të ndihmoj ta përballosh jetën tani që jam larguar. E dashur, bëhu e fortë, e di që isha shkëmbi yt, dhe jam akoma. Mos guxoni të derdhni një lot. Lotët janë të përkohshëm".
Jade, e cila u martua me burrin e saj në maj, është vajza e vetme biologjike e Eminem me ish-gruan e tij Kim Scott.
Reperi, i cili fitoi famë me këngën e tij My Name Is në 1999, u fut në Rock and Roll Hall of Fame në 2022./M.K-dritare.net