Na ndiqni edhe në

Bota

Emri i ri i çuditshëm i Kanye West!

Emri i ri i çuditshëm i Kanye West!

Reperi Kanye West dëshiron të ndryshojë emrin. Ai ka paraqitur dokumentet për të ndryshuar zyrtarisht emrin dhe për t’u njohur thjeshtë si Ye. Arsyet për këtë vendim ai i cilësoi personale. Përveçse është një emër më i shkurtër, 44-vjeçari më parë ka thënë se emri i ri ka rëndësi fetare për të.

"Unë besoj se "Ye" është fjala më e përdorur në Bibël, dhe në Bibël kjo do të thotë “ju”, tha West në 2018. Reperi do të nxjerrë albumin e tij të ardhshëm së shpejti pas disa vonesave. Ai gjithashtu është në proces divorci me Kim Kardashian, ndërsa ka shprehur dëshirën për të kandiduar për postin e presidentit amerikan në vitin 2024 pasi mori 60,000 vota në vitin 2020./L.F-dritare.net