
Enrique Iglesias sapo na dha dy lajme, një të mirë dhe një të keq!
Dritare.net

Këngëtari Enrique Iglesias ka dhënë dy lajme për fansat e tij. Njëri mund të konsiderohet shumë i mirë dhe tjetri tepër i keq. Në një bisedë virtuale me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra për promovimin e turneut të tij të ardhshëm, ai zbuloi se albumi që do të publikojë së shpejti dhe që mban titullin “Final” mund të jetë i fundit i karrierës së tij.
“Mund të jetë albumi im final. Nuk është diçka për të cilën kam menduar këta muajt e fundit. Është diçka për të cilën kam menduar këta vitet e fundit. Do të ketë Vol. 1 dhe Vol. 2, por ata janë të fundit. Jam në atë momen të jetës, në atë kapitull të jetës, ku mendoj se është koha e duhur për ta publikuar dhe kam menduar për këtë gjë që nga viti 2015”, tha këngëtari. Epo nuk dimë nëse duhet të jemi të lumtur apo të trishtuar./M.M-dritare.net

















