Çfarë bëri princi Harry që po akuzohet për hipokrizi!
Dritare.net
Princi Harry mori avionin privat të një shoku për të shkuar nga vendi ku luajti polo, për në shtëpi, pra një udhëtim prej 750 kilometrash, vetëm disa muaj pasi dha leksione për ndryshimet klimatike. Harry hipi në aeroplanin prej 20 vendesh nga vendi ku po luhej ndeshja në Aspen, Kolorado, për në shtëpinë e tij në Santa Barbara, Kaliforni. Avioni i princit fluturoi për dy orë dhe mund të ketë emetuar deri në dhjetë tonë CO2, menjëherë pasi mbretërori u fotografua mbi kalë duke luajtur polo. Avioni Gulfstream kuptohet se i përket një prej miqve të polos të princit, Mark Ganzi.
Kjo vjen vetëm tre muaj pasi Harry tha se ndryshimi i klimës ishte një nga problemet më urgjente me të cilat po përballemi. Teksa fliste për Oprah Winfrey në Apple TV, Harry tha:
“Me fëmijët që rriten në botën e sotme, mjaft dëshpërues, në varësi të vendit ku jetoni, vendi juaj ose është duke u djegur, ose është nën ujë, shtëpitë ose pyjet po rrafshohen.”
Autori mbretëror Tom Quinn tha pas udhëtimit të fundit të princit me avion privat: “Kjo është jashtëzakonisht hipokrite, duke pasur parasysh të gjitha fjalimet e tij për ndryshimet klimatike. Mesa duket Harry e sheh veten si dikush që udhëheq pjesën tjetër të botës dhe se sjellja e tij nuk është e rëndësishme.”/K.C/dritare.net