Na ndiqni edhe në

Bota

Çfarë përfshin marrëveshja e armëpushimit të Gazës!

Çfarë përfshin marrëveshja e armëpushimit të

Pas nëntorit të vitit 2023 dhe shtatë ditëve që zgjati armëpushimi në enklavën palestineze, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për herë të dytë të lënë armët dhe të pranojnë një marrëveshje që, sërish, ka një horizont kohor të caktuar.

Janë me dhjetëra projekt-marrëveshje që janë propozuar, diskutuar dhe refuzuar gjatë gjithë kësaj kohe, dhe që këtë herë të kishte një marrëveshje mes dy palëve, ishte e nevojshme, siç tregohet nga presioni amerikan i ushtruar nga të dyja, administrata në largim e Biden dhe nga Donald Trump-i.

Ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet e kësaj marrëveshjeje, e cila pritet të zbardhet në mbrëmjen e sotme, por tashmë është bërë publike korniza bazë.

Çfarë përfshin armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit?
Dhe kjo marrëveshje mes përfaqësuesve të Tel Avivit dhe Hamasit ka një horizont specifik kohor. Brenda gjashtë javësh, të dyja palët duhet të respektojnë marrëveshjet, të cilat përfshijnë si kthimin e 33 pengjeve që kanë qenë në duart e Hamasit që nga 7 tetori dhe lirimin e një numri të caktuar të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Është sërish e qartë se ky tekst specifik nuk përbën bazën për një armëpushim përfundimtar në të ardhmen dhe vështirë se do të përbëjë bazën për një gjë të tillë, siç e pranoi edhe vetë Anthony Blinken në një nga intervistat e fundit që dha si Sekretar Amerikan i Shtetit .

Plani duket se ndahet në tri faza, secila prej dy javësh, në të cilat, përveç lirimit të pengjeve dhe shkëmbimit të të burgosurve, ka një angazhim nga pala izraelite për një rritje të menjëhershme të ndihmës humanitare brenda enklavës palestineze, si dhe një tërheqje graduale e ushtrisë izraelite nga pika të veçanta në Gaza.

Konkretisht, deri në fund të gjashtë javëve, Izraeli duhet të jetë tërhequr nga "Korridori i Filadelfias", aksi rrugor midis Gazës dhe Egjiptit dhe për rrjedhojë pika më jugore e enklavës. Nuk është ende e qartë nëse Izraeli e ka pranuar tërheqjen nga Gaza qendrore, një pikë që ishte një kërkesë këmbëngulëse jo vetëm e Hamasit, por edhe e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së, por për të cilën qeveria e Benjamin Netanyahu nuk mundi të gjente një zgjidhje.

Draftarmëpushimi gjithashtu nuk përfshin asnjë referencë apo afat kohor për tërheqjen përfundimtare të të gjithë ushtrisë izraelite nga Gaza, një çështje që Donald Trump thuhet se ka vendosur ta diskutojë në mënyrë dypalëshe me Benjamin Netanyahun sapo të betohet si presidenti i 47-të i SHBA të hënën e ardhshme.

Vihet re se Izraeli nuk ka pranuar të kthejë trupin e Yahya Sinwar në palën palestineze dhe gjithashtu duket se nuk ka pranuar të "zbusë" kontrollet mbi kamionët që transportojnë ndihma humanitare, si nga veriu, ashtu edhe nga kalimi jugor./K.C/dritare.net