
FBI zbulon komplotin e viteve 1980 për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II!
Dritare.net
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim të mundshëm vrasjeje gjatë një vizite në vitin 1983 në Shtetet e Bashkuara, tregojnë dokumentet e sapo publikuara të FBI-së. Byroja Federale e Hetimeve ka lëshuar një dosje në lidhje me udhëtimet e mbretëreshës në SHBA, pas vdekjes së saj vitin e kaluar.
Ato tregojnë sesi FBI-ja, e cila ndihmoi në garantimin e sigurisë së monarkes gjatë vizitave të saj, shqetësohej për kërcënimet e IRA-s.
Sipas dosjes, një oficer që frekuentonte një lokal irlandez në San Francisko, paralajmëroi agjentët federalë për një telefonatë nga një burrë që kishte takuar në atë vend.
Oficeri tha se personi në fjalë i kishte thënë se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut. Në përgjigje të kërcënimit, shërbimi sekret mbylli vendkalimet në urën Golden Gate ndërsa afrohej jahti i mbretëreshës. Nuk u publikuan detaje të arrestimeve nga FBI.
“Ai do të përpiqej të dëmtonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi Royal Yacht Britannia, ose do të përpiqej të vriste Mbretëreshën Elizabeth kur ajo vizitoi Parkun Kombëtar Yosemite”, thotë dokumenti.
Sipas BBC, në përgjigje të kërcënimit, Shërbimi Sekret kishte planifikuar të mbyllte vendkalimet në urën Golden Gate ndërsa jahti afrohej. Është e paqartë se çfarë masash u morën në Yosemite, por vizita vazhdoi. Nuk u publikuan detaje të arrestimeve nga FBI./A.ZH-dritare.net

















