Fituesja e medaljes së artë në Paris hedh në gjyq Elon Musk, JK Rowling dhe Donald Trump
Dritare.net
Imane Khelif është padyshim një nga personazhet që është përfolur shumë gjatë Lojërave Olimpike në Paris, pas shunë thanë se ajo ishte transgjinore. Pavarësisht thashethemeve, Imane e fitoi medaljen e artë në boks. Pas përfundimit të lojërave boksierja hodhi në gjyq dy personazhe të njohura, që e kishin akuzuar publikisht, Elon Musk dhe JK Rowling, ndërsa një emër i përmendur është dhe ai i Donald Trump.
Avokati i Khelif, Nabil Boudi tha për Variety : “JK Rowling dhe Elon Musk janë përmendur në padi, ndër të tjera. Trump shkroi në Twitter, kështu që pavarësisht nëse ai përmendet apo jo në padinë tonë, ai në mënyrë të pashmangshme do të shqyrtohet si pjesë e prokurorisë. Ajo që ne kërkojmë është që prokuroria të hetojë jo vetëm këta persona, por këdo që e ndjen të nevojshme. Nëse çështja shkon në gjykatë, ata do të dalin në gjyq.", u shpreh avokati i Khelif.
Shumica e sulmeve erdhën përmes mediave sociale, veçanërisht në X/Twitter, dhe polemikat u përshkallëzuan kur figura të profilit të lartë u futën në sherr. Në një mesazh drejtuar 14.2 milionë ndjekësve të saj, Rowling postoi një foto nga ndeshja e Khelif me boksieren italiane Angela Carini, duke e akuzuar Imane si një burrë që "po shijonte shqetësimin e një gruaje që sapo e goditi me grusht në kokë". Ndërkohë, Musk ndau një postim nga notari Riley Gaines që pretendonte se "burrat nuk i përkasin sporteve të grave". Pronari i X e citoi mesazhin duke shkruar: "Absolutisht". Trump postoi një mesazh me një foto nga ndeshja me Carini-n, që e shoqëroi me mesazhin: "Unë do t'i mbaj burrat jashtë sportit të grave!"/K.C/dritare.net