Na ndiqni edhe në

Bota

Foro/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona Agruma në Sardenjë

Foro/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona Agruma


Aktorja, shkrimtarja, producentja dhe regjisorja Rebel Wilson dhe stilistja e modës dhe bizhuterive Ramona Agruma u martuan. Çifti u martua në një ceremoni intime në Sardenjë më 28 shtator.

Foro/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona AgrumaForo/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona Agruma

Për ditën e tyre të veçantë, nuset kishin veshur fustane të mrekullueshme të dizajnuara nga Pronovias. Wilson dukej si një princeshë përrallash, me fustanin e saj të stilit të princeshës Lynn, të bërë nga pëlhura mikado. Fustani ishte me dekolte, mëngët anash dhe një rrip me rruaza kristali. Ajo kompletoi look-un e saj me karficat e flokëve me lule kristali.

Foro/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona AgrumaForo/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona Agruma

Agruma, nga ana e saj, kishte veshur një fustan të linjës A, i njohur si dizajni Emerald, i cili ishte bërë nga e njëjta pëlhurë si ajo e Wilson dhe po ashtu ishte me dekolte të hapur.

Foro/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona Agruma

Wilson dhe Agruma filluan të takoheshin në fund të vitit 2021 përpara se ta bënin publike romancën në qershor 2022. “Mendova se po kërkoja një Princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney. #loveislove.", shkruante Wilson në Instagram në atë kohë.

Foro/ Brenda dasmës Dolce Vita të Rebel Wilson dhe Ramona Agruma

Wilson njoftoi në nëntor 2022 se ajo u bë me një vajzë nëpërmjet një nëne surrogate. “Shumë krenare që njoftoj lindjen e fëmijës sim të parë, Royce Lillian. Nuk mund ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!" Ndërsa pak muaj më vonë Wilson dhe Agruma u fejuan dhe këtë vit celebruan dashurinë e tyre, në Sardenjë. Një dasmë përrallore./K.C/dritare.net