Foto/ Përvëlohet Greqia, digjen qindra banesa në Athinë!
Dritare.net
Vatra të mëdha zjarri kanë shkrumbuar çfarë kanë gjetur para në Athinë. Banorët kanë braktisur shtëpitë për shkak të flakëve, të cilat kanë përpirë qindra banesa.
Zjarret po i afrohen tani periferisë veriore të Athinës. Sipas Brigadës së Zjarrfikësve, zjarri për momentin nuk mund të kontrollohet për shkak të erërave të forta 7-8 të shkallës Beaufort.
Shumë shtëpi dhe prona janë djegur, qytetarët ankohen se janë të pafuqishëm për momentin. Ajri në Athinë është mbytës, është jashtëzakonisht i nxehtë dhe qielli është i errët për shkak të tymit. Zjarret u përhapën në malin Pentelikon, duke bërë që qytetarët e zonave përreth të evakuohen. Ka pasur thirrje për grumbullimin e sendeve thelbësore për ata që janë në nevojë.
Semaforët në Athinë janë jashtë funksionit për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në zonë pasi zjarret vazhdojnë të zhvillohen për shkak të erërave të forta.
Ka më shumë se 40 shpërthime për momentin, me 685 zjarrfikës dhe 27 komando pyjore që veprojnë, duke përfshirë 33 avionë (17 helikopterë dhe 16 avionë zjarrfikës).
Që prej pasdites së të dielës, 40 zjarre shpërthyen në Greqi, ku zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë në disa zona Situata në Dionysos, Varnavas dhe Mikrohori është përmirësuar, sipas mediave greke, me përpjekjet e fokusuara në zjarret në Kallitechnoupoli dhe Grammatiko.
Greqia përjetoi qershorin dhe korrikun e saj më të nxehtë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave të temperaturave në vitin 1960. Shkencëtarët paralajmërojnë se emetimet e karburanteve fosile të shkaktuara nga njeriu po përkeqësojnë gjatësinë, frekuencën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në të gjithë botën./K.C/dritare.net