Foto/ Si u veshën yjet në eventin më të madh të muzikës!
E Enjte 12 Shtator 2024, 16:04
Dritare.net
Sipas traditës, nata e ndarjes së çmimeve muzikore e promovuar nga MTV është një mundësi për yjet e botës së argëtimit të shfaqin veshjet e tyre më të guximshme.
Në tapetin e zi të eventit të mbajtur në Nju-Jork ka vend vetëm për ata që tashmë janë një ikonë stili dhe për ata që po punojnë për t'u bërë ikona.
Shumë fustane janë kthyer nga arkivat për të rijetuar momente të paharrueshme të modës. Ylli më i fotografuar? Katy Perry, sigurisht. Në galerinë më poshtë ju sjellim pamjet më të bukura të yjeve në VMA./K.C/dritare.net