Gjykatësja hedh poshtë akuzat ndaj tij për vrasje, aktori Alec Baldwin qan nga gëzimi!
Dritare.net
Gjykata e New Mexico ka pushuar çështjen ndaj Alec Baldwin i cili akuzohej për vrasje nga pakujdesia në xhirimet e filmit Rust, në vitin 2021, ku humbi jetën drejtoresha e fotografisë, Halyna Hutchins dhe mbeti i plagosur Joel Souza. Kur u dha vendimi, Baldwin shpërtheu në lot dhe përqafoi gruan e tij Hilaria, duke gëzuar për faktin se gjykata e shpalli të pafajshëm.
Nga ky moment ai nuk do të gjykohet më. Avokatët e tij pretenduan se policia dhe prokurorët fshehën prova, që mund të kishin lidhje me të shtënat. Prokurorët argumentuan se plumbat e sekuestruar ne vendngjarje, nuk kishin lidhje me çështjen.
Gjykatësja që dha vendimin tha:
"Fshehja e informacionit nga shteti, ishte e qëllimshme. Nuk ka asnjë mënyrë që gjykata ta korrigjojë këtë gabim”./M.K-dritare.net