Greqi/ Përplasje me armë zjarri, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6 policë!
E Shtunë 23 Tetor 2021, 08:08
Dritare.net
Një përplasje me armë zjarri në Peramë të Greqisë ka lënë të vdekur një person, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë. Sipas mediave greke, efektivët e policisë i kanë bërë me shenjë një shoferi që të ndalonte për kontroll. Ky i fundit ka shtuar shpejtësinë ndërsa nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë. Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe në moment të fundit drejtuesi i mjetit ka përplasur motorin me të cilët ata udhëtonin. Policia ka hapur zjarr drejt makinës, në të cilën ndodhesh edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve ka humbur jetën. Po ashtu edhe 6 policë dhe personi tjetër në automjet janë plagosur, ndërsa personi i tretë është arratisur./M.M-dritare.net